Akademia e Aftësimit, Punësimit dhe Migracionit

Akademia e Punësimit dhe Migracionit është një platformë bashkëpunuese dhe praktike që ndërvepron ngushtë me fuqinë punëtore, institucionet arsimore, kompanitë private dhe institucionet publike. Synimi i saj është përgatitja dhe zhvillimi i punonjësve teknikë dhe profesionistëve të kualifikuar, duke u bazuar në nevojat reale të tregut të punës, si në nivel vendor, ashtu edhe ndërkombëtar.

Përmes një qasjeje të fokusuar në zhvillimin e aftësive praktike dhe adaptimin me kërkesat e tregut, Akademia promovon:

  • Punësim të qëndrueshëm
  • Migrim të sigurt
  • Mobilitet profesional në tregun global

GRUPET E SYNUARA

Studentët dhe te punesuarit e rinj

Përgatiten për hyrjen në tregun e punës dhe akomodimin profesional

Profesionistët e rinj në karrierë

Mbështetje për avancimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të karrierës

Sipërmarrësit e rinj dhe vetëpunësuarit

Mbështetjen për rritjen e biznesit dhe zhvillimin e aftësive menaxheriale

Të papunët dhe kërkuesit e punës

Ndihmë për gjetjen e punës dhe zhvillimin e kompetencave për tregun

Punonjës në sektorin privat dhe publik

Përmirësim i aftësive profesionale dhe adaptim me ndryshimet në mjedisin e punës

Migrantët dhe personat e rikthyer nga emigracioni

Integrim i qëndrueshëm social dhe profesional në komunitetet pritëse

Punëdhënësit dhe stafi i burimeve njerëzore

Zhvillim i kapaciteteve për menaxhim dhe rekrutim efektiv

Shtresat në nevojë dhe të margjinalizuara

Fuqizim dhe mbështetje për përfshirje sociale dhe ekonomike

Kohëzgjatja

  • Workshop-e (2–4 orë) – fokus në një temë specifike.
  • Trajnime bazë (1–2 ditë / 8–16 orë) – mbulojnë disa module kryesore.
  • Programe të plota (1–2 javë / 20–40 orë) – përfshijnë ushtrime praktike dhe projekte.
  • Programe të integruara (1–3 muaj) – me sesione javore dhe detyra praktike.
  • Format optimal: 3–5 ditë me 70% pjesë praktike, për aplikim real të aftësive.

Formatet e Trajnimit

  • Prezencë në akademi – mësim në klasa dhe laboratorë trajnimi.
  • Prezencë në vendin e punës – trajnime praktike në mjedisin real të punës.
  • Në distancë – mësim përmes platformave online.
  • Hibride – kombinim i prezencës fizike dhe mësimit në distancë.

NJËSITË DHE PROGRAMET KRYESORE