Akademia e Qeverisjes dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

Akademia e Qeverisjes dhe Zhvillimit të Qendrueshëm, është njësi e specializuar për trajnimet e Administratës Publike Qendrore dhe Vendore mbi aspekte të Qeverisjes, Zhvillimit Profesional dhe atij të vazhdueshem, duke përcjellë standartet më të larta profesionale lidhur me fushat:
Qeverisja dhe PushtetiVendor; E-Qeverisja; Shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit; Demokracia dhe Zhvillimi; Hartimi dhe Aplikimi i Politikave Zhvilluese. Qeverisja e mirë konsiderohet si një mjet kritik për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe si një element që duhet të përfshihet në strategjitë e zhvillimit. Ajo promovon përgjegjshmërinë, transparencën, efikasitetin dhe sundimin e ligjit në të gjitha nivelet dhe lejon menaxhim efikas të burimeve njerëzore, natyrore, ekonomike dhe financiare për zhvillim të barabartë dhe të qëndrueshëm, duke garantuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile në proceset e vendimmarrjes.

NJËSITË DHE KURSET