LIGJI I RI PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT nr. 29/2023, datë 30.03.2023
Trajnimi merr në shqyrtim përcaktimet e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat në referencë të shembujve ilustrues nga praktika e përditshme. Njohja paraprake e efekteve që do të ketë ligji i ri në veprimtarinë ekonomike përbën një nevojë edhe në vitin ushtrimor 2023, ndonëse efektet e ligjit të ri shtrihen duke filluar nga 1 janar 2024.
Fibroza Kistike. Rehabilitimi Respirator (Rëndësia e Fizioterapisë)
Trajnim dinamik mbi integrimin e metodave të rehabilitimit respirator gjatë trajtimit të pacientit me Fibrozë Kistike. Do të njiheni me teknika të pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, të drenimit të sekrecioneve, të frymëmarrjes, pajisjet e nevojshme etj.
Rehabilitimi Neurokonjitiv në Pacientët Hemiplegjikë
Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të marrin njohuri profesionale në trajtimin efikas të pacientit hemiplegjik, rekuperimin e defiçitit të reklutimit të njësive motore dhe reaksionit abnorm ndaj stiramentit, elemente të rëndësishme të specifikës motore të pacientit post Stroke.
Asistenca Infermierore Perioperatore
Trajnim afatshkurtër i cili ka si qëllim të njohë pjesëmarrësit, në lidhje me procedurat e një ndërhyrje kirurgjikale hap pas hapi, si dhe ti infomojë për ndërlikimet e hershme postoperatore, duke shtuar njohuritë e tyre profesionale.
Menaxhimi i emergjencave, shëndetit dhe sigurisë në punë (Kurs 6 mujor)
Trajnim mbi sigurinë dhe shëndetin në punë pjesë e detyrimit ligjor për subjektet dhe kompanitë
Menaxhimi i emergjencave, shëndetit dhe sigurisë në punë (Kurs 1 mujor)
• Zhvillim i aftesive personale dhe profesionale të punonjësve mbi sigurinë, shëndetin në punë si dhe lidhur me menaxhimin e rasteve te emeergjencave civile
Teknik Mechatronic
Kursi professional i formimit të vazhduar “Teknik Mechatronic” është me kohëzgjatje 11 mujore, për profesionistët që duan të aftësohen në kete fushe. Kurrikula është hartuar mbi praktikën me te mire nderkombatare dhe metodologjinë e rekomanduar nga organizma nderkombatare.
Intervista me Fëmijët
Ky trajnim synon t’i pajisë pjesëmarrësit me njohuritë praktike të nevojshme për vlerësimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes përdorimit të intervistës klinike dhe strategjive efikase e të besueshme në kontekstin shqiptar.
Yoga terapeutike për fëmijët me nevoja të veçanta dhe sfida zhvillimi
Ky kurs ka si qëllim integrimin e Yogës terapeutike dhe rehabilitimit. Teknikat e mësuara janë të thjeshta dhe të mirëmenduara për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve dhe shëndetit të tyre fizik, psikik dhe emocional. Po ashtu dhe përdorimi i metodave të ndryshme për menaxhimin e stresit dhe ankthit.
Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM) është procesi i vlerësimit të ndikimeve të mundshme mjedisore të një projekti ose zhvillimi të propozuar, të ndërlidhur këto me aspektet socio-ekonomike dhe kulturore. Raporti i VNM-së është një ndër dokumentat e kërkuar para fillimit të cdo projekti ose zhvillimi.