Akademia Edukimit Dhe Mësimdhënies
Akademia e Edukimit dhe Mësimdhënies është njësi profesionale kursesh dhe trajnimesh gjithëpërfshirëse 360 gradë në fushën e Edukimit dhe Mësimdhënies. Formati, funksioni dhe përmbajtja e saj garanton një standart të lartë në ofrimin e trajnimeve dhe kurseve për rritjen e kapaciteteve. Ajo mikson dhe sinkronizon natyrshëm potencialet e ekspertëve dhe trajnuesve më të mirë në treg, me programet dhe larmishmërinë e metodologjive bashkohore të trajnimeve dhe kurseve. Programet dhe kurset sigurojnë të gjithë nevojat dhe domosdoshmëritë për kualifikim, që kërkojnë profesionistët e edukimit dhe mësimdhënies por dhe fushave apo sektorëve të tjerë të lidhur me të, pavarësisht stadit të përvojave apo profilit dhe nivelit të kualifikimit që zotërojnë.
NJËSITË DHE KURSET
MËSIMDHËNIA/MËSUES
Njësi ofrimi trajnimesh, kursesh dhe certifikimi në mbështetje të zhvillimit profesional të mësuesve dhe aspirantëve për mësues të të gjitha cikleve, niveleve dhe profileve të arsimit parauniversitar te pergjithshem dhe atij professional.
MODULE DHE KURSE:
- Trajnime për Mësuesit e Edukimit Fizik dhe Artit
- Trajnime për Mësuesit e Ciklit Fillor
- Trajnime për Mësuesit e Shkencave të Natyrës
- Trajnime për Mësuesit e Shkencave Sociale & Gjuhë-Letërsi
- Trajnime për Mësuesit e Gjuhëve të Huaja
- Trajnime për Mësuesit e Shkollave Profesionale
- Trajnime formimi profesional licensuar nga AKPA
- Trajnime miratuar nga ASCAP
- Trajnime në kuadër të “Shkollës së Drejtorëve”