TË STUDIOSH NË BTTC
Pavarësisht nëse jeni gati për të përballuar jetën,apo po kërkoni një ndryshim në karrierë osekërkoni aftësi të reja dhe kualifikime profesionale, BTTC UB ka një kurs për ju.
BTTC UniBa ofron kurse, testime, trajnimedhe certifikime.
Regjistrohuni sot dhe bashkohuni me qindra studentë që studiojnë çdo vit me një nga ofruesit më të mirë të të trajnimit në Shqipëri, me BTTC UniBa.
Shfletoni gamën tonë të gjerë të kurseve për të gjetur atë që mund të nxisë karrierën tuaj, t’ju ndihmojë të jeni të aftë në punën tuaj aktuale ose ndoshta ta çoni karrierën tuaj në një drejtim të ri.
BTTC UniBa ofron një sërë fushash karriere për të zgjedhur dhe u shërben studentëve të të gjitha niveleve. Kontaktoni me BTTC sot për t’ju ndihmuar të gjeni kursin e duhur për ju.
MËNYRAT PËR TË STUDIUAR
Studioni në distancë
Studioni në klasë
Studioni në vendin e punës
NIVELET E KORNIZËS SHQIPTARE TË KUALIFIKIMEVE (KSHK)
Ne ofrojnë kurse dhe programe trajnimi që njihen sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK), të cilat njihen në nivel kombëtar. Kjo do të thotë se kualifikimi dhe aftësitë tuaja mund të përdoren kudo në Shqipëri, dhe gjithashtu mund t’ju ofrojë kredite për edukimin në vazhdim në profesionet që ju ushtroni.
Kurset, trajnimet dhe certifikimet në BTTC ofrojnë njohuri që përshtaten me nivelet e KSHK, të cilat përfshijnë:
Niveli 5
Njohuri gjithëpërfshirëse të specializuara faktike dhe teorike brenda një fushe pune apo studimi deri në një nivel të caktuar Një sërë aftësish njohëse dhe praktike gjithëpërfshirëse që nevojiten për të zgjidhur në mënyrë krijuese problemet Menaxhim dhe mbikëqyrje në kuadrin e veprimtarive të punës ose studimit, në situata të ndryshueshme. Shqyrtimi dhe përmirësimi i performancës vetjake dhe të të tjerëve.
Niveli 6
Njohuri të avancuara në një fushë pune apo studimi, duke përfshirë analizën kritike të teorive dhe parimeve. Aftësi të avancuara, që tregojnë mjeshtëri dhe inovacion, të nevojshme për zgjidhjen e problemeve komplekse dhe të paparashikueshme në një fushë pune ose studimi. Marrje përgjegjësi për menaxhimin dhe zhvillimin profesional të individëve apo të grupeve.
Niveli 7
Njohuri shumë të specializuara, disa prej të cilave në nivel të avancuar bashkëkohor në një fushë pune ose studimi, si bazë për mendim dhe kërkim origjinal. Analizë kritike e dijeve në një fushë ose në ndërveprimin e fushave të ndryshme. Aftësi të specializuara për zgjidhjen e problemeve që nevojiten për kërkim dhe /ose inovacione, me qëllim që të zhvillojë njohuri dhe procedura të reja si dhe të integrojë njohuri nga fusha të ndryshme.
Niveli 8
Njohuri në nivelin më të avancuar të një fushe pune apo studimi, si dhe në ndërveprimin ndërmjet fushave. Aftësi dhe teknika tepër të avancuara dhe të specializuara që përfshijnë sinteza dhe vlerësime të nevojshme për zgjidhjen e problemeve kritike në kërkim dhe/ose inovacion, si dhe zgjerimin dhe ripërcaktimin e njohurive ose praktikave profesionale ekzistuese.