Akademia e Sipërmarrjes, Biznesit dhe Startup-eve
Akademia e Biznesit dhe Startup-eve siguron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme të cilat kontribuojnë në produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e biznesit në treg. Akademia e Startup-eve synon ofrimin e trajnimeve interaktive për të gjitha fazat e ciklit të zhvillimit të startup-it duke ndihmuar individët me ide sipërmarrëse të zbatojnë në praktikë idetë e tyre. Akademia e Biznesit ofron module trajnimesh për të gjithë pjesmarrësit të cilat ndikojnë në rritjen e kapacitetit menaxhues të sipërmarrësve dhe stafit të tyre duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të zbatueshme që garantojnë suksesin në botën e biznesit.
DIVIZIONI STARTUP (NJËSITË DHE KURSET)
Nevoja për Akademinë e Startupeve erdhi si rezultat i mungesës në tregun vendas i një mekanizmi i cili nxit sipërmarrjen dhe vënien në jetë të ideve të reja falë ofrimit të njohurive të nevojshme për të garantuar suksesin dhe qëndrueshmërinë e startup-eve. Një startup është një organizatë e pavarur, e cila synon krijimin dhe zhvillimin e një produkti inovator dhe funksionon në një hark kohor më të vogël se 5 vjet. Cikli i jetës së një startupi mund të konsiderohet i plotë vetëm kur kompania është plotësisht e aftë të zhvillojë aktivitetet e saj ekonomike. Qëllimi përfundimtar nuk është vetëm regjistrimi dhe krijimi i një subjekti të ri juridik por krijimi i një subjekti plotësisht të aftë për të kryer një aktivitet ekonomik (një kompani e re). Në këtë kontekst, kjo Akademi do të luajë rolin e një katalizatori i cili shndërron idetë e biznesit në startupe të qëndrueshme falë ofrimit të aftësive dhe njohurive praktike.
DIVIZIONI I BIZNESIT DHE SIPËRMARRJES (NJËSITË DHE KURSET)
Akademia e Biznesit mundëson rritjen e kapacitetit menaxhues të sipërmarrësve dhe stafit të tyre duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të zbatueshme që garantojnë suksesin në botën e biznesit. Kjo Akademi do të pajis çdo punonjës, sipërmarrës, individ, student dhe çdo person të interesuar rreth koncepteve të biznesit Të pajiset me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të menaxhuar dhe drejtuar një sipërmarrje të sukesshme, për të qenë një lider i sukseshëm, një menaxher produktiv, një punonjës i sukseshëm, një individ i bgatshëm për tu bërë pjesë në botën e biznesit. Në këtë akademi do të gjeni trajnime të ndryshme të cilat lidhen me sipërmarrjen dhe lidershipin, menaximin e biznesit, menaxhimin e operacioneve dhe prodhimin, financë dhe kontabiliteti, marketing dhe shitje, biznes dixhital etj, pra gjithçka ju nevojitet rreth biznesit, menaxhimit dhe drejtimit të tij.