Të kuptuarit: Pjesëmarrësi mund të kuptojë pikat themelore kur përdoret një gjuhë e saktë dhe standarte dhe nëse bëhet fjalë për tema të njohura, që kanë lidhje me punën, shkollën, kohën e lirë etj. Ai mund të kuptojë thelbin, e një numri emisionesh në radio ose televizion mbi aktualitetin ose mbi tema që i interesojnë në fushën profesionale, nëse flitet relativisht ngadalë dhe qartë. Gjithashtu student mund të kuptojë tekste të hartuara kryesisht në një gjuhë të përditshme, si dhe përshkrimin e ngjarjeve, shprehjen e ndjenjave dhe të urimeve në letra personale.
Të folurit: Pjesëmarrësi mund të përballojë shumicën e situatave në të cilat mund të gjendet gjatë një udhëtimi në një zonë ku flitet gjuha. Ai mund të marrë pjesë pa u përgatitur në një bisedë me tema të njohura apo që kanë lidhje me jetën e përditshme si: familja, koha e lirë, puna, udhëtimet dhe aktualiteti. Ai gjithashtu mund të shprehet thjeshtë për të treguar veprimtari dhe ngjarje, ëndrrat apo qëllimet e tij. Ai mund të tregojë një histori, përmbajtjen e një libri, e një filmi etj.
Të shkruarit: Pjesëmarrësi mund të shkruajë një tekst të thjeshtë mbi tema të njohura ose që i interesojnë personalisht. Ai mund të përshkruajë me shkrim edhe përvojat dhe përshtypjet e tij. Ai zotëron mjaftueshëm mjetet gjuhësore pavarësisht nga fjalori i kufizuar që ka.
Njohuritë gramatikore: Në këtë nivel pjesëmarrësi merr thelbin dhe elementet bazë të morfologjisë. Ka një kontroll të mirë gramatikor dhe pavarësisht gabimeve është i kuptueshëm.