Trajnimi “Intervista me Fëmijët”

Në datën 17 dhjetor 2022 në Universitetin Barleti u zhvillua trajnimi për psikologët “Intervista me Fëmijët”, trajnim i akredituar nga Urdhri i Psikologut me trajnues Dr. Florian Kulla. Në trajnim morën pjesë psikologë nga institucione të ndryshme të cilët punojnë drejtpërdrejt me fëmijët për shëndetin mendor të tyre.

Trajnimi synoi të pajisë psikologët me mjetet dhe instrumentet e duhura, të besueshme, praktike dhe efikase për të vlerësuar fëmijët. Gjithashtu, pjesëmarrësit fituan shprehi të reja në procesin e vlerësimit të fëmijëve dhe të diagnostikimit të çrregullimeve të ndryshme të tyre. Ky trajnim ishte mjaft dinamik, interaktiv dhe u diskutuan njohuri të ndryshme teorike dhe praktike mes trajnuesit dhe pjesëmarrësve në trajnim.

Comments are closed.