Trajnimi u zhvillua nga Akademia Kompjuterike dhe Dixhitale e Barleti Training and Testing Center (BTTC) pjesë e Universitetit Barleti.
Ky trajnim konsistoi se si mund të krijojmë shërbime, të gjejmë klientë, të ndërtojmë një biznes stabël online, që fillon që nga ngritja e një audience online, në rrugë organike dhe paid advertising, krijimi i përmbajtjes, tërheqja e klientit ideal dhe shumë më shumë!
Gjatë këtij trajnimi studentët patën mundësinë të njihnin nga afër mënyrat e të punuarit online si dhe strategjitë se si mund të zgjerojnë aktivitetin e tyre drejt sipërmarrjes online. Gjithashtu, si mund të përdornin dixhital marketing në favorin tyre.
Me përvojë në përdorimin e tendencave dhe praktikave aktuale për të menaxhuar marketingun dixhital dhe për të marrë rezultate të shkëlqyera trajnerja e specializuar, Znj. Valbona Brahaj ka zhvilluar metoda unike aplikative të mësimdhënies për të ndihmuar entuziastët digital marketing të zotërojnë aftësinë për të krijuar fushata dhe strategji të suksesshme të marketingut dixhital.