Përfundoi Trajnimi i Trajnerëve për Modelin Mësimor “STEAM”

Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti (BIRD) në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional në Universitetin “Barleti” dhe Akademia e Edukimit dhe Mësimdhënies Barleti pjesë e Barleti Training and Testing Center (BTTC), përfundoi dje, me datë 17 nëntor, trajnimin e trajnerëve të projektit “Edukimi i të rinjve nëpërmjet modelit “STEAM”, projekt që mbështetet nga Bashkia Tiranë në kuadër të veprimtraive të Tiranës si Kryeqytetit Europian i Rinisë. Në këtë aktivitet u trjanuan dhe certifikuan 10 trajnerë të modelit mësimor “STEAM” nga 5 gjimanzet “Sami Frashëri”, “Qemal Stafa”, “Ismail Qemali”, “Besnik Sykja”, “P.Nini Luarasi”. Trajnimi u mundësoi krijimin e aftësive profesionale për planifikimin dhe zbatimin e orëve mësimore dhe projekteve ndërlëndore, sipas modelet “STEAM”, lidhur me zbatimin e tij modeli në orët mësimore me anë të integrimit ndërlëndor të fushave të kurrikulës për shkencat, teknologjinë, aftësitë inxhinierike, artet dhe matematikën, i cili mund të zhvillohet si mësim i integruar.Pjesëmarrësit shqyrtuan dhe analizuan veçoritë e klasave “të thyera” dhe “të zhurmshme” si karakteristikë e mësimdhënies dhe të të nxënit me anë tëmodelit “STEAM”, duke përfunduar dhe me hartimin eplaneve mësimore konkrete për t’u zbatuar në orë mësimore ose në projekte ndërlëndore. Trajnerët e rinj vizituan gjithashtu dhe mjedisin mësimor/hapësirën krijuese/maker space ku zhvillohet mësimdhënie sipas modelet “STEAM” në Universitetin “Barleti”. Projekti do të vijojë me përhapjen dhe realizimin e orëve mësimore dhe projekteve ndërlëndore të bazuara te kjo filozofi dhe tek ky model në gjimnazet e projektit.

 

Comments are closed.