Nisin regjistrimet për kursin “Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme”

Kanë nisur regjistrimet për kursin “Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme”. Trajnimi “Vlerësues i pasurive të paluajtshme”, i cili zhvillohet pranë Universitetit Barleti, ofron njohuri dhe aftësi të specializuara për të ushtruar profesionin e vlerësuesit të pasurive të paluajtshme. Kjo përfshin vlerësimin e pronave të ndryshme si toka, ndërtesat, dhe çdo pronë tjetër që është e lidhur me toka ose ndërtesën në një mënyrë qëndrueshme dhe të vazhdueshme.

Trajnimi i ofron pjesëmarrësve njohuri të detajuara mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre si vlerësues të pasurive të paluajtshme, masat disiplinore, rregullat për tarifat, si dhe marrëdhëniet e tyre me palët e treta. Vlerësuesi i pasurive të paluajtshme mund të jetë përfaqësues ligjor i një shoqërie, ortak disponues i kapitalit të saj, ose një person i punësuar për këtë qëllim nga një shoqëri.

Studentët që përfundojnë kursin përfitojnë një certifikatë në fund të trajnimit, e cila u jep atyre të drejtën për të aplikuar në Ministrinë përkatëse për të marrë licencën individuale të shkallës së dytë në këtë fushë. Kursi zgjat për 4 muaj dhe zhvillohet në ditët e premte dhe të shtunën, duke përfshirë module bazë dhe praktika.

Specifikimet kryesore

  • Personat që përfundojnë kursin për “Vlerësues të pasurive të paluajtshme” u lind e drejta të pajisen fillimisht me licencën e shkalles së dytë, dhe pas një përvojë dy vjeçare, u lind e drejta të përfitojnë licencën e shkallës së parë.
  • Rregullimi me anë të ligjeve të veçanta, për rivleresim të pronave, e ka stimuluar veprimtarinë e rivlersimit të pasurive të paluajtshme që zotërojnë në veçanti individët duke synuar ne një rivlerësim të tyre.
  • Kursi është i konceptuar me modulet më të domosdoshme për përgatitjen e vleresuesve duke konsideruar legjislacionin ne fuqi
  • Profesioni i “Vlerësues të pasurive të paluajtshme”, me zhvillimet që ka marrë tregu i pasurive të paluajtshme, po behet një domosdoshmëri në transaksionet që realizohen në kete treg.
  • Vlerësimi i pasurive të paluajtshme, për persona fizik, persona juridik, etj. sipas akteve ligjore në fuqi, është i detyrueshëm të bëhet në mënyrë periodike.
  • Procesi i rivleresimit të pronave, për ndërtesa dhe tokë truall, është një shërbim i cili ka kerkesë gjithmonë në rritje.

Kursi fillon së shpejti, regjistrimet kanë filluar. Mos humb kohë!

Comments are closed.