Nën këtë temë, me datë 27.10.2022, u zhvillua workshop-i i organizuar nga AKADEMIA E ARKITEKTURËS, NDERTIMTARISË DHE URBANIZMIT, pjesë e Barleti Training and Testing Center (BTTC). Në këte aktivitet morën pjesë 40 drejtues të Agjensive më të Mëdha të Real Estate në vend.
Filloi me 29.10.2022 Trajnimi i Formimit Profesional të grupit të pestë: “Trajtimi dhe ndërhyrja tek fëmijët me aftësi të kufizuara në klasë” (Trajnim për Mësuesit Ndihmës). Trajnimi është i specializuar dhe shumë praktik, duke u fokusuar me shembuj dhe situata konkrete ndërhyrjeje të specializuara, bazuar në teknikat dhe metodat me bashkëkohore të fushës. Programi zhvillohet 1-2 herë në javë.
Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit pajisen me Çertifikatë Kursi Formimi Profesional.