Mbyllet me sukses trajnimi i Udhërrëfyes Turistik Kombëtar

Mbyllet me sukses trajnimi i Udhërrëfyes Turistik Kombëtar, i cili u zhvillua gjatë periudhës 06.10.2023-31.01.2024. Kursantët u pajisën me njohuritë teorike dhe praktike sipas programit të akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Në përfundim të moduleve teorike, studentët patën mundësinë të zhvillonin praktikën e tyre në qytetin e Tiranës si dhe turin disa ditor në jug të Shqipërisë.

Tashmë Universiteti Barleti prej 7 vitesh trajnon dhe pajis me çertifikatë Udhërrëfyes Turistik Kombëtar dhe të Specialitetit të Veçantë, dhe është një ndër institucionet e para të akredituara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zhvillimin e trajnimeve të Udhërrëfyesit Turistik.

Regjistrimet janë hapur për grupin e ri të udhërrëfyesit turistik kombëtar!

Grupi i ri fillon më 5 Mars 2024!

Nxitoni të regjistroheni!

Comments are closed.