Sigurimi është një formë e transferimit të risk-ut nga klienti tek shoqëria e sigurimit. Në ditët e sotme kompanitë e sigurimeve janë shndërruar në segmentin më kryesor të tregut financiar. Këto kompani ofrojnë sigurim për pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin: banesat, njësitë tregtare dhe industrial. Shumë biznese e mendojnë si një kosto shtesë dhe të panevojshme sigurimin e pronës. Pika kyçe e trajnimit është ndërgjegjësimi që sigurmi i pronës nuk është luks, por një domosdoshmëri. Fokusi i këtij trajnimi është informimi i mëtejshem rreth sigurimit të pronës, çfarë përfshin polica e sigurimit, çfarë dëmshpërblimi ka etj.