HARTIMI I NJË PROJEKTI – 1 kredit

Preview

Leksioni i jep mundësi drejtuesve dhe mësuesve që të hartojnë një projekt-propozim për institucionin e tyre arsimor, i cili mbështet dhe lehtëson problemet që mund të ketë institucioni. Zakonisht projekti lidhet me ndikimet në arritjet e nxënësve, që nënkupton përmirësime të formave të punës nga ana e mësuesve, por dhe ide dhe praktika të reja që synohen të përmbushen nga institucioni arsimor.Moduli informon pjesëmarrësit me termin/konceptin projekt, me elementet e tij, me gjithë procedurat se si hartohet dhe zbatohet projekti, por dhe me aktorët që duhet të punojnë për të. Nga ana tjetër me rëndësi mbeten përcaktimi i synimit dhe i objektivave të projektit, të cilat duhet të jenë konform kritereve profesionale. Po ashtu elemente të tjerë si metodologjia e zbatimit, veprimtaritë që do të kryhen, buxhetimi i projektit, qendrueshmëria dhe vijimësia, të lidhura me monitorimin e tij nga brenda dhe nga donatorët janë pjesë tjetër domethënëse e modulit.

Back to: Drejtues të Institucioneve Arsimore Parauniversitare – 2 muaj > Leksionet e kursit: Drejtues të Institucioneve Arsimore Parauniversitare– 2 muaj