Leksion i Hapur nga pedagogu i Universitetit “Constandin Brancusi”

Në kuadër të shkëmbimeve të programit Erasmus +, gjatë periudhës 2-8 Prill 2023, në Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional në Universitetin “Barleti” (UniBa) qëndroi pedagogu PhD.Soren Avar Virtop nga Universiteti “Constandin Brancusi” Targu-Ju Rumani. Kolegu PhD. Virtop ishte pedagog dhe kërkues shkencor në Departamentin e Formimit të Mësuesve.

Më të u zhvilluan takime ne Departament ku u ndanë ide dhe përvoja lidhur me formimin e mësuesve në instituiconet respektive, si dhe u krijuan mundësi për shkëmbime të tjera, profesionale me anë të konferencave dhe botimeve shkencore.
Kolegu Virtop, zhvilloi dy leksione të hapura me studentët Barletas të programeve Master në Mësuesi, ku paraqiti temën “Drejtime dhe Politika bashkëkohore për përfshirjen në kurrikulën e arsimit parauniversitar të përvojave më të mira që burojnë nga teoritë konstruktiviste, si elemente të praktikës me nxënësit në procesin mësimor”.

Tema ishte interesante dhe pati ide dhe mendime të ndryshme gjatë prezatimeve të tij.

Këto përvoja janë në fokus të punës të Departamentit të Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional në UniBa.

Comments are closed.