Universiteti Barleti, përmes Barleti Training and Testing Center BTTC, me zbatim nga Akademia Shëndet, Psikologji, Komunitet zhvillon trajnimin me temë: “Teknika dhe strategji për menaxhimin e fëmijëve me vështirësi në të nxënë dhe me ADHD në klasë”
Përmes këtij trajnimi synohet të merren njohuri dhe koncepte shkencore bazë rreth kuptimit të termit të menaxhimit të klasës, përfshirjes, përjashtimit social si dhe specifikisht mbi teknikat dhe strategjitë për një menaxhim sa më të mirë të sistemit social dhe për mënyrat se si organizohet dhe menaxhohet klasa gjithëpërfshirëse dhe rolin e psikologut.
Mjedisi i të nxënit, stili i të nxënit, shprehitë sociale, sjelljet agresive dhe vlerësimi, ndërhyrja tek këto sjellje zënë një vend shumë të rëndësishëm.
Nëpërmjet këtij moduli, të trajnuarit marrin njohuri të zgjeruara për mënyrat sesi organizohet dhe menaxhohen ambientet, klasat gjithëpërfshirëse.
Sistemi arsimor e sheh stafin mësimor të kopshteve si udhëheqësin jetik arsimor dhe i ndihmon ato të veprojnë si edukatorë kryesorë në motivimin e fëmijëve, nxënësve e më gjerë.
Trajnues: Ortenca Kotherja