Universiteti Barleti, përmes Barleti Training and Testing Center BTTC, ofron trajnimin “Asistenca Infermierore Perioperatore”, i cili ka si qëllim të detajojë të gjithë proçedurën e punës infermierore në bazë të një protokolli të përcaktuar, në të gjitha fazat e një ndërhyrje operatore.
Trajnimi mundëson kryerjen e proçedurave infermierore në një radhë të përcaktuar, sipas një protokolli dhe aplikimin e kujdesit në bazë të tij.
Ky trajnim njeh pjesëmarrësit në lidhje me procedurat e një ndërhyrjeje kirurgjikale hap pas hapi, si dhe t’i informojë për ndërlikimet e hershme postoperatore, në mënyrë që infermierët të fitojnë aftësi në observimin e shenjave kryesore të organeve vitale, ashtu sikurse të fitojnë kompetenca në dhënien e kujdesit dhe në menaxhimin e pacientit pas ndërhyrjes.
Trajnimi do të zhvillohet fizikisht në Universitetin Barleti. Veprimtaria mësimore përfshin leksione interaktive dhe prezantime nga trajnuesit, diskutime në grup dhe demonstrimi në praktikë i të gjitha teknikave të përfshira.
Trajnimi është i akredituar nga ASCK me 6 kredite.
Kontakte:
Informacion i përgjithshëm mbi kursin: 0697063488 / [email protected]
Informacion i specializuar mbi programin dhe fushën: 0692040554/ [email protected]/ [email protected]
Sherbim klienti/Sekretari: bttc.co@umb.edu.al
Faqe e kursit: Asistenca Infermierore Perioperatore