VLERËSUES I PASURIVE TË PALUAJTSHME
Programi Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme në Ndërtesa dhe Tokë Truall është program studimi formimi i vazhduar i zhvilluar nga Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit. Qëllimi i këtij kursi është trajnimi për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe certifikimi i detyrueshëm për LICENSIM i Vlerësuesve të Pasurive të Paluajtshme për Ndërtesa dhe Tokë Truall nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bazë të vendimit nr. 712, datë 12.10.2016 të Këshillit të Ministrave, për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Për më shumë – >> Kliko ketu
NDËRMJETËS I PASURIVE TË PALUAJTSHME
Programi “Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme”është trajnim i detyrueshëm, certifikimi i të cilit shërben për tu licensuar nga Ministria e Drejtësisë si “Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme” bazuar në pikën 2, të nenit 9 të Ligjit nr. 9/2022 të Profesionit të Ndërmjetësit. Trajnimi ka si qëllim aftësimin profesional të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme dhe certifikimin e tyre me qëllim LICENSIMIN për ushtrimin ligjor të aktivitetit të tyre dhe plotësimin e standarteve me të larta profesionale në të.
Për më shumë – >> Kliko ketu