Më datë 08 Prill 2023 nën mbikqyrjen e Koordinatores së Akademisë Shëndet, Psikologji dhe Komunitet, për trajnimet në fushën e Mjekësisë, PhD. Anila Jançe, u zhvillua trajnimi “Asistenca Infermierore Perioperatore’’, në qytetin e Krujës.
Ky trajnim u organizua nga Universiteti Barleti, pjesë e Barleti Group shpk dhe u zbatua nga njësia e specializuar Barleti Training and Testing Center(BTTC) me anë të Akademisë Shëndet, Psikologji dhe Komunitet me trajnuese Dr. Etleva Rustami dhe Msc. Kujtime Vakëflliu.
Trajnimi zgjati 6 orë efektive në total me 6 kredite të miratuara dhe realizoi të plotë dhe në mënyrë profesionale programin dhe axhendën e planifikuar të aktivitetit.
Aktiviteti u shoqërua me leksion teorik dhe praktik, diskutim në grup, pyetje, përgjigje dhe formular vlerësimi, ku të pranishmit shprehën mendimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me avantazhet, nevojat dhe përparësitë e evidentuara gjatë trajnimit ,duke ofruar kështu një shkëmbim njohurish dhe eksperiencash midis pjesëmarrësve.