Më datë 01.04.2023 nën respektimin rigoroz dhe maksimal, u zhvillua aktiviteti “Fibroza Kistike. Rehabilitimi Respirator”.
Ky trajnim u organizua nga Universiteti Barleti, pjesë e Barleti Group shpk dhe u zbatua nga njësia e specializuar Barleti Training and Testing Center (BTTC) me anë të Akademisë Shëndet, Psikologji dhe Komunitet. Koordinimi i trajnimit u realizua nga Msc.Jola Xharo Çini (edhe trajnuese në trajnim). Trajnuese/Referuese në trajnim Prof.Dr.Evda Veveçka dhe Msc Jola Xharo Çini. E pranishme gjatë trajnimit Phd.Anila Jançe, e cila koordinoi procesin.
Aktiviteti zgjati 6 orë efektive në total dhe realizoi të plotë dhe në menyrë profesionale programin sipas axhendës së planifikuar të aktivitetit.
Aktiviteti u shoqërua me ndërveprim, pyetje, përgjigje dhe diskutime konstruktive edhe nga pjesëmarrësit duke ofruar interaktivitetin e duhur për një proçes të lartë shkëmbimi njohurish dhe eksperiencash jo vetëm mes lektorëve dhe pjesëmarrësve por dhe mes pjesëmarrësve me njëri-tjetrin.
Në këtë aktivitet morën pjesë 47 pjesëmarrës, 11 Mjekë të specialiteteve të ndryshme, 36 Infermierë, 1 studente e Mjekësisë së Përgjithëshme (viti 6), të cilët dhanë përshtypjet e tyre pozitive.