Yoga është disiplina që bashkon mirëqenien fizike, mendore dhe emocionale. Ky trajnim sjell një mundësi unike për të zgjeruar njohuritë në rehabilitimin e pacientëve. Me anë të pozicioneve fizike promovojmë shëndetin fizik. Me anë të teknikave të frymëmarrjes promovojmë shëndetin mendor, psikologjik. Me anë të lojrave të Yogës e bëjmë seancën argëtuese dhe plotësuese.
Profesionistët do të njihen me mënyrat e integrimit të Yogës gjatë seancave të tyre të rehabilitimit duke u bazuar në një vlerësim të pacientit, duke caktuar objektivat e trajtimit dhe hartimin e një plani të personalizuar trajtimi. Trajnimi përfshin edhe teknika për menaxhimin e stresit, ankthit apo shpërthimeve të inatit që fëmijët mund të shfaqin gjatë trajtimit.
Trajnuesit:
Jola Xharo Çini, MSC. Fizioterapi pediatrike