“Udhërrëfyes Turistik i Specialitetit të Veçantë” është një program kualifikimi për profesionistët shqiptarë. Ky kurs trajnimi 4 mujor finalizohet me përgatitjen e një dosjeje profesionale të një guide për një zonë të caktuar, në varësi të interesave dhe njohjeve të pjesëmarrësit. Mbas kësaj pjesëmarrësi pajiset me ÇERTIFIKATË të njohur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Përfundimi i kursit Udhërrëfyes Turistik i Specialitetit të Veçantë ju aftëson të kryeni detyrat e udhërrëfyesit turistik me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private.
Trajnuesit:
- Florina Pazari, Dr. – Turizëm/Gjeografi
- Prof.dr.Neritan Ceka – Arkeologji
- PhD.Sajmir Kristo – Arkitekurë
- Msc. Irena Resuli – Histori
- Msc.Vladimir Dedndreaj – Trajner/specialitet i veçantë