Teknikat efikase & praktike të menaxhimit të Ankthit


Ankthi, është një ndër emocionet që përjetohet më gjerësisht, i përkufizuar si ndjenjë e papëlqyeshme parehatie, nervozizmi, ankthi, frike, shqetësimi ose meraku.
by BTTC
5 orë
0 Lessons
0 Students

Ankthi, është një ndër emocionet që përjetohet më gjerësisht, i përkufizuar si ndjenjë e papëlqyeshme parehatie, nervozizmi, ankthi, frike, shqetësimi ose meraku. Zakonisht ky emocion, është i lidhur me perceptimin e rrezikut dhe kërcënimit të individit dhe përfshin komponentë emocionalë, fizikë, të njohjes dhe të sjelljes. Kriteri për normalitetin ose jonormalitetin e nivelit të ankthit, mund të përcaktohet nga shkaku i tij dhe intensiteti. Në të vërtetë çrregullimet e ankthit, janë lloji më i përhapur i çrregullimeve psikologjike. Çrregullimet e ankthit janë të pranishme pothuajse në të gjitha kulturat. Të dhënat tregojnë, që përjetohet nga afërsisht  18% e të rriturve çdo vit dhe nga afërsisht 32% e njerzve gjatë gjithë jetës së tyre (Kessler 2005). Ankthi e redukton cilësinë e jetës dhe kontribon në paaftësi duke shkaktuar dëmtim të rëndë profesional dhe humbje të produktivitetit. Pavarësisht nga rëndësia dhe përhapja, pak njerëz me çrregullime të ankthit marrin trajtim profesional.

Trajnuesit:

Dr. Fleura Shkembi

Specifikimet kryesore

Çrregullimet e ankthit

Rritja e kapacitetit të durimitgjatë punës me klientë vulnerabël

Arritja e një qartësie më të madhe, fokusi dhe përqendrimi

Aftësimi praktik i teknikave gjatë punës me klientët

Rritja e kapacitetit për t’u relaksuar, vetë-besim

Rritja e aftësisë për të përballuar situata stresante

Cfarë përfitoni?

  • një kuptim të qartë të një konteksti më të gjërë të origjinës dhe qasjeve të teknikave të menaxhimit të ankthit
  • njohuri dhe një kuptim të fortë të koncepteve thelbësore në teori dhe metodologji të aplikimit të këtyre tekniakve
  • përjetim i një sërë teknikash me qëllim reduktimin e ankthit
  • vetëbesimnë rekomandiminose përdorimin e teknikave “mindfulness” të thjeshta në punën me klientë
  • përvetësimin dhe aplikimin e teknikave prktike