Qëllimi i këtij trajnimi është ndërkombëtarizimi i institucioneve dhe ngritja e kapaciteteve duke bashkëpunuar në programe të ndryshme të përbashkëta dhe studime kërkimore me vlerë. Pjesëmarrësit do të njihen me praktikat më të mira europiane dhe do të fitojnë njohuri mbi procesin e shkrimit të projektit. Pjesëmarrës në këto trajnime mund të jenë punonjës të institucioneve shtetërore të cilët janë pjesë e departamentit/zyrave të projekteve; punonjës të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e projekteve; punonjës të cilët duan të fitojnë njohuri rreth projekteve europiane, të rinj të cilët dëshirojnë të angazhohen në projekte.
Trajnuesit:
Msc. Sabina Borakaj – Eksperte në drejtim dhe menaxhim projektesh
Msc. Suela Topi – Eksperte në buxhetimin dhe pjesën financiare të një projekti
Msc.Erli Zdrava – Ekspert në pjesën ligjore të një projekti