Prodhimi dhe shpërndarja


Ky trajnim synon të pajis pjesmarrësit me njohuritë e nevojshme procesit të prodhimit dhe shpërndarjes në një kompani biznesi.
by BTTC
22 orë
3 Lessons
0 Students

Puna e një kompanie nuk përfundon me prodhimin (apo importimin) e një produkti. Një ndër fazat më të rëndësishme që e pason këtë proces është shpërndarja. Kanalet e shpërndarjes kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përvojën e konsumatorëve, të cilat ndihmojnë në rritjen e vetëdijes së konsumatorëve mbi bizneset për produktet dhe shërbimet që ofrojnë ato. Prandaj ky trajnim ka një rëndësi të madhe për informimin e mëtejshëm të vlerës së shtuar përmes shpërndarjes. Qëllimi kryesor është fokusi te impakti pozitiv tek klientët nëpërmjet zgjedhjes së kanaleve të duhura të shpërndarjes.  Mes prodhuesit dhe konsumatorit ka shumë ndërmjetës siç janë shitësit me shumicë dhe pakicë, të cilët blejnë mallra dhe i rishesin. Rrjet shpërndarje quajmë bashkësinë e ndërmjetësve që marrin në ngarkim veprimet e shperndarjes, dmth veprimtaritë që bëjnë të kalojë një produkt nga prodhuesi deri te konsumatori. Këta ndërmjetës kanë impakt pozitiv në realizimin e vlerës së biznesit, nëpërmjet lidhjes së prodhuesit me konsumatorin. Një nga objektivat e trajnimit është edhe analiza e konceptit të ndërmjetësve si një pike kyçe në shtimin e vlerës së biznesit.

Trajnuesit:

Dr. Teuta Nunaj

Specifikimet kryesore

Menaxhim prodhimit

Llojet e shpërndarjes

Ndërmjetësi marketing

Shpërndarja

Kanale marketing

Konkurrueshmëria

Cfarë përfitoni?

  • Njohuri mbi konceptin e prodhimit dhe shpërndarjes
  • Njohuri mbi llojet e shpërndarjes
  • Aftësim në analizën e strategjive efikase të kanaleve marketing
  • Aftësim në analizën e konceptit të ndërmjetësve marketing
  • Aftësim në vlerësimin e konkurrueshmërisë në treg