Vlerësimi i ndikimit në mjedis përfshin përgatitjen, zbatimin, funksionimin dhe mbylljen e tij, sipas rastit, edhe pasojat e mbylljes së veprimtarisë, dhe dekontaminimin/pastrimin apo rikthimin e zonës në gjendjen e mëparshme, nëse një detyrim i tillë parashikohet me ligj. Ky program do të shërbejë për të konsolidiuar dhe thelluar njohuritë mbi problematikën e mbrojtjes së mjedisit dhe të ndotjeve që shkaktohen në mjedis si rezultat i zbatimit të projekteve të ndryshme. Fushat e ekonomisë dhe aktivitetet në këto fusha janë të shumtë për rrjedhoje dhe analiza e impaktit të tyre në mjedis kërkon njohur të thella dhe të gjithanshme. Pjesëmarrësit edhe nëse kanë njohuri lidhur me mjedisin dhe impaktin që kanë në mjedis projekte te caktuara, në këtë kurs ata mund të thellojnë njohuritë e tyre veçanërisht për aktivitete specifike apo për çeshtje të cilat kërkojnë njohuri në fusha të caktuara të shkencës, si kimi, fizikë, gjeologji, biologji etj.
Trajnuesit:
Dr. Gazmend Zeneli ka mbi 25 vite experiencë në punën kërkimore, shkencore dhe mësimdhënie. Ai mban gradën Doktor i Shkencave nga Universiteti Friedrich Schiller në Jena (Gjermani). Ai është një ndër studiuesit shqiptarë më të cituar të fushës së mjedisit me rreth 625 citime. Dr. Zeneli është certifikuar prej 12 vitesh si ekspert për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Auditimin Mjedisor nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe ka hartuar rreth 80 raporte VNM dhe VSM.