Trajnimi “Për Ndërmjetësit e Pasurive të Paluajtshme” ofron aftësitë e duhura profesionale të cilat nevojiten për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, të drejtat, detyrimet, masat disiplinore, rregullat e caktimit të tarifave, si dhe marrëdhëniet e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme me të tretët.
Po ashtu, nëpërmjet trajnimit fitohen aftësitë e duhura profesionale për të lidhur me klientin kontratën për ndërmjetësimin e veprimeve juridike me pasuritë e paluajtshme përmes së cilës ndërmjetësi merr përsipër, sipas kërkesave të klientit, të ndihmojë në realizimin e veprimit juridik të kërkuar, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.
Programi përbëhet nga 7 module bazë, 2 module plotësuese dhe Praktika.
Trajnuesit:
Dr. Jonida Begaj (Av)
Msc. Erli Zdrava (Av)
Msc. Edlira Lloha LLM
Prof. Assoc. Bajram Yzeiraj
Prof. Assoc.Dr Edi Spaho
Dr. Irna Dobi (Peshkëpia)
Msc. Erion Muça