
Të përjetosh një ngjarje stresuese apo tërmet është shumë eksperiencë e frikshme dhe ditët, javët, muajt në vijim mund të jenë stresuese gjithashtu. Shumica e familjeve e përballojnë me kalimin e kohës, veçanërisht me mbështetjen e të afërmve, miqve dhe komunitetit të tyre. Por familje të
ndryshme mund të kenë përvoja specifike gjatë dhe pas ngjarjes stresuese.
Puna me mësuesit është një modul i rëndësishëm i këtij trajnimi dhe sugjerohet që së pari puna të nisi me vet mësuesit dhe më pas ata të angazhohen së bashku me psikologët shkollor të mbështesin nxënësit. Është e rëndësishme theksimi i rolit dhe përgjegjësisë së mësuesit në krijimin e një mjedisi normal dhe atmosfere pozitive në klasë/shkollë.
Shkolla është një kontekst mjaft i rëndësishëm, i cili pret e mirëpret të gjitha shtresat e prejardhjet e ndryshme sociale e klasore në mesin e saj. Si një institucion i tillë ajo edhe mbetet një vend ku shumë problematika dhe dinamika mund të shfaqen, zhvillohen apo edhe transmetohen si dhe identifikohen.
Trajnuesit:
Prof Asoc. Dr. Artemis Shehu
Prof Asoc. Dr. Eglantina Dervishi
Valbona Habili