Menaxhimi Mjedisor Dhe Social


Ky kurs synon të pajis pjesmarrësit me mjetet e nevojshme për të zbatuar përputhshmërinë e duhur mjedisore dhe një program efektiv mjedisor. Pjesëmarrësit do të mësojnë se si të kuptojnë dhe interpretojnë ligjet dhe rregulloret e AKM-së dhe, si të pajtohen më mirë me këto rregullore.
by BTTC
32 orë
6 Lessons
0 Students

Menaxhimi mjedisor mund të kuptohet si menaxhimi i marrëdhënieve tona me mjedisin. Pse menaxhimi mjedisor është jetik për qëndrueshmërinë tonë? Çfarë lloj menaxhimi mjedisor na nevojitet tani? Ky kurs do të sigurojë mjetet e nevojshme për të zbatuar përputhshmërinë e duhur mjedisore dhe një program efektiv mjedisor. Profesionistët në këtë fushë studiojnë problemet, zhvillojnë zgjidhje dhe punojnë në ekipe për të adresuar lloje të ndryshme të krizave mjedisore në mbarë botën. Pjesëmarrësit do të mësojnë se si të kuptojnë dhe interpretojnë ligjet dhe rregulloret e AKM-së, si të pajtohen më mirë me këto rregullore, si të minimizojnë përgjegjësinë civile dhe penale dhe si të krijojnë një vend pune pa rreziqe të njohura nga mjedisi, të cilat janë të zakonshme për industrinë, ndërtimin dhe agjencitë qeveritare.

Trajnuesit:

Dr. Gazmend Zeneli

Specifikimet kryesore

Organizuar në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kombinimi i pjesës teorike me atë praktike.

Mundësi punësimi si konsulentë tek ofruesit e shërbimeve (si uji, energjia elektrike dhe gazi)

Përmbajtja me fokus në marrëdhëniet midis shkencës, menaxhimit dhe politikës.

Mundësi punësimi si konsulentë individuale.

Sistemet e kontrollit dhe të sigurisë.

Cfarë përfitoni?

  • Studentët e menaxhimit mjedisor mësojnë se si të vlerësojnë, menaxhojnë dhe monitorojnë efektet mjedisore të organizatave, të marrin pjesë në punën e projekteve multidisiplinare, si dhe të zhvillojnë të menduarit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë kërkimore. Programi përfshin përvojë praktike përmes punës në terren dhe punës në grup të orientuar drejt projekteve, që kanë të bëjnë me çështje të zakonshme të jetës reale.