Plani mësimor i trajnimit përmban 3 module që zhvillohen në tre seanca.
- Në modulin e parë ilustrohet baza e tatueshme që prek ligji i ri, struktura dhe organizimi i ligjit dhe i akteve të tjera nënligjore mbështetëse. Ligji sjell një ri konceptim të rëndësishëm të zhvillimit të taksimit duke kaluar në një taksim që fokusohet në formën juridike të tatimpaguesit.
- Në modulin e dytë trajtohet kreu i dytë “Tatimi mbi të ardhurat personale” që i referohet tatimpaguesit për të ardhurat personale i cili taksohet me të ardhurat nga punësimi, nga biznesi dhe nga investimi. Tatimi i mbajtur në burim dhe taksimi i trashëgimisë, dhuratave dhe fitimeve nga lojërat e fatit.
- Në modulin e tretë trajtohet taksimi me atë të tatimit të korporatës.
Çmimi i kursit është 6,000 lekë.
Trajnuesit:
Dr. Edvin Stefani,
Fusha e ekspertizës; taksimi, kontabiliteti, financa