Intervista me Fëmijët


Ky trajnim synon t’i pajisë pjesëmarrësit me njohuritë praktike të nevojshme për vlerësimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes përdorimit të intervistës klinike dhe strategjive efikase e të besueshme në kontekstin shqiptar.
by BTTC
6 Orë
9 Lessons
0 Students

Psikologët në institucionet shkollore kanë nevojë për mjete e instrumente praktike dhe efikase për të vlerësuar fëmijët dhe të rinjtë, të cilat të jenë të besueshme dhe në përputhje me kriteret e standardet por edhe të bazuara në evidenca. Nga ana tjetër ata kanë mungesa në shprehitë e vlerësimit, mjetet e vlerësimit për diagnoza e çrregullime specifike. Psikologët shkollorë kanë nevojë të pajisen me strategji vlerësimi efiçente si në kohë edhe në prakticitet.

Trajnimi “Intervista me fëmijët” është një trajnim dinamik profesional i cili ka 6 kredite dhe është i akredituar nga Urdhri i Psikologut. Trajnimi organizohet në 1 ditë pranë Universitetit Barleti dhe frekuentimi i trajnimit është i detyrueshëm gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij qoftë në pjesën praktike, qoftë dhe atë teorike.

Trajnuesit:

Florian Kulla, Dr. Psikoterapi me fëmijët dhe të rriturit, Psikodramë, Vlerësim klinik.

Specifikimet kryesore

Intervistë me fëmijët

Shprehi interviste me fëmijët

Strategji vlerësimi të fëmijëve

Vlerësim i fëmijëve

Shprehi vlerësimi të fëmijëve

Vlerësim efiçent të fëmijëve

Cfarë përfitoni?

  • Shprehi vlerësimi
  • Teknika intervistimi
  • Strategji praktike dhe efiçente të vlerësimit