Fibroza Kistike. Rehabilitimi Respirator (Rëndësia e Fizioterapisë)


Trajnim dinamik mbi integrimin e metodave të rehabilitimit respirator gjatë trajtimit të pacientit me Fibrozë Kistike. Do të njiheni me teknika të pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, të drenimit të sekrecioneve, të frymëmarrjes, pajisjet e nevojshme etj.
by BTTC
8 orë totale, 6 orë efektive
11 Lessons
0 Students

Tajnim (teorik-praktik) i cili ka si qëllim përvetësimin e njohurive në lidhje me Fibrozën Kistike, rehabilitimin respirator dhe rëndësinë e fizioterapisë në sëmundjet kronike pulmonare. Ky trajnim sjell eksperiencën 40 vjeçare në trajtimin e fëmijëve me Fibrozë Kistike të Prof.Dr. Evda Veveçka, mjeke pediatre, , e cila do të na informojë në lidhje me sëmundjen, prognozën dhe metodat më të fundit të trajtimit të saj.  

Profesionistët e shëndetësisë do të njihen me teknikat e pastrimit të rrugëve respiratore, metodat e drenimit të sekrecioneve, teknikat e frymëmarrjes të demonstruara teorikisht dhe praktikisht nga Jola Xharo, fizioterapiste pediatrike. Ushtrimet specifike, sporti, aktiviteti fizik kanë një rol thelbësor në sëmundjet respiratore, gjë e cila evidentohet edhe më shumë në këtë trajnim.

Per me shume lexoni materialin bashkangjitur (PDF)

Trajnuesit:

Evda Veveçka, Prof.Dr, Mjekësi pediatrike.

Jola Xharo Çini , MSc. Fizioterapi pediatrike.

Specifikimet kryesore

Fibroza Kistike

Fizioterapia e toraksit, perkusion, vibracion

Cikli aktiv i frymëmarrjes

Rehabilitimi respirator dhe fizioterapia

Presioni pozitiv ekspirues

Sporti dhe aktiviteti fizik

Cfarë përfitoni?

  • Aftësi për të aplikuar njohuritë teorike-praktike të fituara tek pacientët me sëmundje pulmonare.
  • Aftësi në kryerjen e teknikave të pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, drenimit të sekrecioneve, cikli aktiv i frymëmarrjes etj.
  • Aftësi për zgjedhjen e metodës më të mire dhe më të tolerueshme nga pacienti sipas nevojave të tij.