Drejtues të Institucioneve Arsimore Parauniversitare – 2 muaj


Universiteti Barleti me anë të Akademisë së Edukimit dhe Mësimdhënies Barleti, pjesë e Barleti Training and Testing Center (BTTC) fillojnë 2 grupet e radhës të 2 trajnimeve të formimit profesional dhe vazhduar me kredite për Drejtuesit dhe Aspirantët për Drejtues Arsimor.
by BTTC
15-25 orë
8 Lessons
0 Students

Trajnimi bazohet në 10 module trajnimesh me kredite për drejtues dhe në mbështetje të drejtuesve të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe ASCAP, të integruara me thellimin e nevojshëm të tyre në formimin profesional dhe certifikimin e pjesëmarrësve të njohur dhe miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Në përfundim të programit pajiseni me 1 certifikatë formimi profesional me vlefshmëri të përhershme miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive si Kurs Formimi Profesional dhe 10 certifikata me kredite me secilin modul me vete pjesë të sistemit të ASCAP dhe të njohura dhe akredituara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Trajnimet do të drejtohen nga ekspertë të spikatur të edukimit me përvoja shumë vjeçare në edukim dhe mësimdhënie, drejtim trajnimesh dhe institucionesh arsimore si dhe me përvojë në hartim dhe zbatim standartesh dhe kurrikulash.

Trajnuesit:

Prof.asoc.dr Robert Gjedija – Drejtues/Ekspert në Edukim

Dr. Mirela Karabina – Eksperte në Edukim

Dr. Adriana Qafa – Eksperte në Edukim

Msc. Flutura Sheshi – Eksperte në Edukim

Msc.Erion Muça – Ekspert në Edukim

Specifikimet kryesore

Drejtim Arsimor

Certifikim i përhershëm

Rifreskim njohurish

Formim profesional

Promovim në drejtim arsimor

Edukim

Cfarë përfitoni?

  • Njohuri dhe aftësi për të drejtuar profesionalisht një institucion arsimor
  • Formim bashkohor për menaxhimin strategjik të një institucioni arsimor
  • Bazën e duhur profesionale dhe modele praktike për zbatim në shkollë si dhe mundësi dhe shanse reale për tu promovuar në arsim