Audituesi i energjisë vlerëson dhe analizon se si energjia po përdoret në një objekt rezidencial, tregtar ose institucional, identifikon mundësitë e ruajtjes së energjisë dhe bën rekomandime se ku mund të reduktohet ose optimizohet konsumi i energjisë
Programi 12 javor i Audituesit të Certifikuar të Energjisë në ndërtesa u ofron pjesëmarrësve njohuritë themelore të nevojshme për të vlerësuar se si përdoret energjia në një objekt dhe për të identifikuar se ku mund të reduktohet konsumi. Për më tepër, ai mbulon metodologjitë e dobishme të llogaritjes përmes shembujve praktikë dhe skenarëve të mundshëm kompjuterik.
Trajnuesit:
Dr. Skerdilajd Bajramaj, Jurist
Msc. Arben Burda, Inxhinier Mekanik
Msc. Alma Koka, Inxhinier Mekanik
Msc. Ledio Kosta, Inxhinier Mekanik