Ky trajnim zhvillohet për të pajisur të gjithë pjesmarrësit me njohuri rreth asaj se çfarë është sipërmarrja dhe cilat janë karakteristikat dhe aftësitë që duhet të ketë një sipërmarrës, duke filluar nga kompetencat për arritje, ato për planifikim e për të kaluar në kompetencat për pushtet që duhet të ketë një sipërmarrës. Trajnimi fokusohet gjithashtu edhe në trajtimin e procesit të gjenerimit të ideve dhe sesi këto ide ti kthejmë në biznes, për çfarë na duhet biznesi dhe cilat janë barrierat me të cilat përballet një startup në momentin e pozicionimit në treg. Dhe në fund të trajnimit pjesmarrësit do të njihen me procesin e krijimit të një startup, pra si të nisim një startup dhe çfarë është e nevojshme për tu konsideruar në këtë fazë.
Trajnuesit:
Ana Shkreta Msc