Paketë Soft Skills

Shpeshherë punonjësit por edhe punëdhënësit mendojnë se aftësitë më të rëndësishme të një punonjësi për të kryer detyrën e tyre më së miri, kufizohen vetëm tek të qenit i pajisur me njohuri dhe kopetenca profesionale solide dhe të qendrueshme. Por jo. Ditët e sotme kur ndërkombtarizimi, globalizmi, lëvizjet urbane dhe faktorë të tjerë kanë nxjerrë në pah rëndësinë që duhet të ketë pajisja e punonjësve me aftësi sociale, interpersonale, komunikuese. Të gjitha këto aftësi njihen ndryshe si “soft skills” të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me personalitetin dhe individualitetin e secilit punonjës dhe jo me profesionalizmin apo përgatitjen e tij profesionale. Pikërisht në kuadër të zhvillimit të këtyre aftësive janë edhe llojet dhe përmbajtja e programeve të trajnimit në këtë njësi.

ZGJIDHNI KURSIN TUAJ

Trajnimi do të pajisë punonjësit me masat që duhet të marrin në menyren e duhur në të gjitha rastet dhe situatat me të cilat mund të përballen në përditshmërinë e punës së tyre dhe si të jenë të përgatitur për të ndërhyrë, për të zvogëluar dëmet në njerëz duke amortizuar në maksimum dëmet dhe efektet material dhe njerëzore lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë por dhe në raste situatash, zjarri, tërmetesh, përmbytjesh, emergjencash civile, evakuimi dhe shpëtimi, fatkeqësish natyrore, bllokimi ashensorësh etj.

Trajnim dhe certifikim mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, pjesë e detyrimit ligjor për subjektet dhe kompanitë bazuar në ligjin dhe vendimin:

Nr. 10 237, datë 18.2.2010 PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË

Nr.108, datë 9.2.2011 PËR AFTËSITË QË DUHET TË PLOTËSOJNË PUNËMARRËSIT, PERSONAT DHE SHËRBIMET E SPECIALIZUARA, QË MERREN ME ÇËSHTJET E SIGURISË DHE TË SHËNDETIT NË PUNË

Në këtë trajnim për certifikim marrin pjesë punonjësit e brendshëm të cilët do të trajnohen që të plotësojnë procedurat dhe dosjen e rriskut lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushton një kurs?

Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-30.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.

A i bëni ju certifikimet ndërkombëtare të gjuhëve të huaja Aptis, Toefl, Ielts, Pearson?

Ne ofrojmë vetëm laboratorin e certifikuar të Pearson për certifikimin e gjuhës angleze nga Pearson. Lidhur me certifikimet e tjera ofrojmë vetëm procesin e testimit të njohurive dhe përgatitjen paraprake për to.

A ofroni ndërmjetësim për punësim apo teknika dhe metoda për tu bërë të famshëm?

Procesin e ndërmjetësimit në punësim e kemi të përqëndruar tek trajnimet orientuese dhe fuqizimi i punëkërkuesve që të mund ta gjenjë vetë veten në tregun e punës. Lidhur me teknika dhe metoda për tu bere të famshëm ofrojmë mbështetje dhe konsulencë të plotë dhe shumë profesionale mbi hapat që sipas punës, profesionit apo talentit të bëhesh i famshëm.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj