Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun

Në një realitet ku transferimi i dijeve, mobiliteti i profesionistëve nuk njeh më limite, si dhe në kushtet kur emigrimi ekonomik është gjithmonë e në rritje, procese si komunikimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me publikun por dhe klientin janë thelbësore për një institucion, kompani dhe organizatë. Pikërisht në këto drejtime përqëndrohen edhe llojet e kurseve dhe trajnimeve që ofrohen në këtë njësi.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushton një kurs?

Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-30.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.

A i bëni ju certifikimet ndërkombëtare të gjuhëve të huaja Aptis, Toefl, Ielts, Pearson?

Ne ofrojmë vetëm laboratorin e certifikuar të Pearson për certifikimin e gjuhës angleze nga Pearson. Lidhur me certifikimet e tjera ofrojmë vetëm procesin e testimit të njohurive dhe përgatitjen paraprake për to.

A ofroni ndërmjetësim për punësim apo teknika dhe metoda për tu bërë të famshëm?

Procesin e ndërmjetësimit në punësim e kemi të përqëndruar tek trajnimet orientuese dhe fuqizimi i punëkërkuesve që të mund ta gjenjë vetë veten në tregun e punës. Lidhur me teknika dhe metoda për tu bere të famshëm ofrojmë mbështetje dhe konsulencë të plotë dhe shumë profesionale mbi hapat që sipas punës, profesionit apo talentit të bëhesh i famshëm.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj