Akomodim në Punësim, Ndërlidhja e Forcës dhe Tregut të Punës

Akomodimi në punësim është një proces shumë i rëndësishëm si për punëmarrësin ashtu dhe për punëdhënësin. Ky proces përfshin zbatimin e disa parimeve bazë si ai i dinjitetit njerëzor, gjithërpërfshirjen dhe respektimin e individualitetit të gjithsecilit. Ky proces fillon që në momentin e evidentimit të një vendi të lirë pune nga ana e një kompanie, kalon nëpër procesin e intervistimeve gjatë të cilit përgatitet profili i çdo punonjësi dhe kompanie duke ndërlidhur kësisoj forcën e punës me kërkesat e tregut të punës dhe finalizohet me akomodimin ose ndryshe thënë vendosjen faktike të punonjësit në pozicionin e punës. Bazuar në sa më lart, trajnimet dhe kurset e kësaj njësie, ofrojnë modele praktike dhe shumë rezultative të ndërlidhjes së kërkesës dhe ofertës për punë në treg, me qëllim uljen e papunësisë dhe plotësimin e vendeve të lira të punës në treg.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushton një kurs?

Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-30.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.

A i bëni ju certifikimet ndërkombëtare të gjuhëve të huaja Aptis, Toefl, Ielts, Pearson?

Ne ofrojmë vetëm laboratorin e certifikuar të Pearson për certifikimin e gjuhës angleze nga Pearson. Lidhur me certifikimet e tjera ofrojmë vetëm procesin e testimit të njohurive dhe përgatitjen paraprake për to.

A ofroni ndërmjetësim për punësim apo teknika dhe metoda për tu bërë të famshëm?

Procesin e ndërmjetësimit në punësim e kemi të përqëndruar tek trajnimet orientuese dhe fuqizimi i punëkërkuesve që të mund ta gjenjë vetë veten në tregun e punës. Lidhur me teknika dhe metoda për tu bere të famshëm ofrojmë mbështetje dhe konsulencë të plotë dhe shumë profesionale mbi hapat që sipas punës, profesionit apo talentit të bëhesh i famshëm.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj