TIK (Edukimi & Digjitalizimi)
Afrimi i epokës digjitale është një moment i rëndësishëm për zhvillimin e aftësive digjitale edhe për punonjësit e edukimit dhe mësimdhënies për një konkurueshmëri të lartë jo vetëm në punën e tyre por edhe në tregjet e profesioneve. Nisur nga ky fakt Akademia e Edukimit dhe Mësimdhënies ofron tre programe në këtë fushë të cilat janë të njohura, licensuara dhe akredituara me certifikim me kredite nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe të formimit profesional me certifikim të njohur nga Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Akademia ofron edhe trajnime konsultative, orientuese, mbështetëse ne funksion te digjitalizimit, në një gamë të gjerë profilesh, projektesh, ciklesh, tematikash apo stadesh profesionale.
ZGJIDHNI KURSIN TUAJ
PYETJET E SHPESHTA (FAQ)
Sa kushtojnë trajnimet me kredite?
Trajnimet me kredite kushtojnë nga 1000-1500 lekë 1 kredit
Sa kushtojnë kurset apo trajnimet profesionale?
Trajnimet profesionale sipas llojit të tyre kushtojnë nga 10.000-17.000 lekë
Ju e bëni Shkollën e Drejtorëve..Dua të regjistrohem?
Ne zhvillojmë vetëm zbatimin e programit të detyrueshëm për Shkollën e Drejtorëve. Procesin e regjistrimit, filtrimit, organizimit dhe kritereve të tjera të përzgjedhjes e bën vetë Shkolla e Drejtorëve, të cilës duhet ti drejtoheni për aplikim duke i gjetur kontaktet me një kërkim të thjeshtë në internet.