Mësimdhënia/Mësues Mbështetës, Kujdestarë & Edukatore

Akademia e Edukimit dhe Mësimdhënies i kushton një rëndësi të posaҫme edhe Aftësisë së Kufizuar në Shkollë por jo vetëm edhe Edukatoreve të Kopështeve dhe Çerdheve. Trajnimet mbi aftësinë e kufizuar ofrohen në nivele dhe standarte të larta profesionale me një miksim të rëndësishëm midis anës konceptuale dhe praktikës. Po ashtu trajnimet e Edukatoreve përfshijnë aspekte të kurrukulave dhe planeve mësimore ashtu dhe teknikave të mësimdhënies dhe trajtimit të fëmijëve të grupmoshës përkatëse. Këto programe janë të licensuara dhe të certifikuara si pjesë e programeve të formimit të vazhduar me kredite dhe formimit profesional.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushtojnë trajnimet me kredite?

Trajnimet me kredite kushtojnë nga 1000-1500 lekë 1 kredit

Sa kushtojnë kurset apo trajnimet profesionale?

Trajnimet profesionale sipas llojit të tyre kushtojnë nga 10.000-17.000 lekë

Ju e bëni Shkollën e Drejtorëve..Dua të regjistrohem?

Ne zhvillojmë vetëm zbatimin e programit të detyrueshëm për Shkollën e Drejtorëve. Procesin e regjistrimit, filtrimit, organizimit dhe kritereve të tjera të përzgjedhjes e bën vetë Shkolla e Drejtorëve, të cilës duhet ti drejtoheni për aplikim duke i gjetur kontaktet me një kërkim të thjeshtë në internet.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj