Drejtimi i Shkollës
Akademia e Edukimit dhe Mësimdhënies Barleti si njësi e Barleti Training and Testing Center dhe Universitetit Barleti, pjesë e Barleti Group shpk është institucion i specializuar, i akredituar dhe i licensuar për të certifikuar në module trajnimesh për Drejtuesit dhe Aspirantët për Drejtues të Arsimit Parauniversitar. Trajnimet janë të formimit të vazhduar me kredite, formimi profesional si dhe të organizuara, zhvilluara dhe integruara në formatin e testimeve, konsulencave dhe orientimit profesional të tyre në drejtimin e institucioneve arsimore. Shërbimet plotësojnë të gjitha pritshmëritë e të interesuarve për trajnime përgjatë të gjithë jetës, programe orientuese drejt stadeve të zhvillimit profesional dhe promovimit në karrierë në drejtim dhe menaxhim të institucioneve arsimore si dhe trajnimeve formuese dhe plotësuese të formimit profesional.
ZGJIDHNI KURSIN TUAJ
Trajnimi bazohet në 10 module trajnimesh me kredite për drejtues dhe në mbështetje të drejtuesve të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe ASCAP, të integruara me thellimin e nevojshëm të tyre në formimin profesional dhe certifikimin e pjesëmarrësve të njohur dhe miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Në përfundim të programit pajiseni me 1 certifikatë formimi profesional me vlefshmëri të përhershme miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive si Kurs Formimi Profesional dhe 10 certifikata me kredite me secilin modul me vete pjesë të sistemit të ASCAP dhe të njohura dhe akredituara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Trajnimet do të drejtohen nga ekspertë të spikatur të edukimit me përvoja shumë vjeçare në edukim dhe mësimdhënie, drejtim trajnimesh dhe institucionesh arsimore si dhe me përvojë në hartim dhe zbatim standartesh dhe kurrikulash.
Së shpejti…
Trajnimi është i përshtatur dhe bazohet në trajtimin profesional të të gjitha problematikave më të shpeshta që hasin drejtuesit në procesin e drejtimit dhe menaxhimit të institucionit arsimor. Trajnimi do të ofrojë zgjidhjet dhe modelet më të qëndrueshme orientuese për pjesëmarrësit për të përmirësuar cilësinë dhe rezultatet e punës së tyre. Në përfundim të programit pajiseni me 1 certifikatë formimi profesional me vlefshmëri të përhershme miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive si Kurs Formimi Profesional.
PYETJET E SHPESHTA (FAQ)
Sa kushtojnë trajnimet me kredite?
Trajnimet me kredite kushtojnë nga 1000-1500 lekë 1 kredit
Sa kushtojnë kurset apo trajnimet profesionale?
Trajnimet profesionale sipas llojit të tyre kushtojnë nga 10.000-17.000 lekë
Ju e bëni Shkollën e Drejtorëve..Dua të regjistrohem?
Ne zhvillojmë vetëm zbatimin e programit të detyrueshëm për Shkollën e Drejtorëve. Procesin e regjistrimit, filtrimit, organizimit dhe kritereve të tjera të përzgjedhjes e bën vetë Shkolla e Drejtorëve, të cilës duhet ti drejtoheni për aplikim duke i gjetur kontaktet me një kërkim të thjeshtë në internet.