Menaxhim Turizmit
Në këtë njësi përfshihen kurse trajnimi të cilët japin njohuri teorike dhe praktike mbi mënyrën sesi funksionojnë bizneset e turizmit, si sillen turistët dhe çfarë ndikimi ka turizmi në vendet, kulturat dhe mjedisin e tyre. Nëpërmjet kurseve bëhet e mundur suportimi për zhvillimin e një game të gjerë aftësish që mund të zbatohen në një larmi rolesh menaxheriale dhe sipërmarrëse në industrinë e turizmit dhe sektorët ndërlidhës. Programi thekson veçanërisht aspektet kulturore dhe politike të turizmit, modelet e tij të veçanta në shoqëri të ndryshme dhe ndikimin e tij në ekonominë rajonale dhe globale; përgatit target grupet e interesuara për të planifikuar një gamë të gjerë të aktiviteteve turistike dhe për të menaxhuar produktet turistike.
ZGJIDHNI KURSIN TUAJ
PYETJET E SHPESHTA (FAQ)
Jeni në kërkim të një pune?
Akademia ju ofron kontakte, këshilla dhe ndërmjetësime për të fituar një vend pune në një biznes/kompani për të cilin jeni trajnuar dhe kualifikuar.
Akoma nuk jeni të vendosur mbi karrierën tuaj dhe po e planifikoni atë?
Akademia ju ofron informacionet e nevojshme për te zhvilluar karrierën tuaj, duke ju prezantuar me njësitë e punësimit në sektorin e turizmit dhe industritë ndërlidhur me to.
Po planifikoni nisjen e një biznesi në industrinë e turizmit?
Akademia ofron konsulenca dhe këshillime nga profesionistët për ngritjen e start up-eve dhe bizneseve tuaja.