
Kuzhinë dhe Shërbime në Bar dhe Restorant
Njësia ofron njohuritë bazë mbi sigurinë ushqimore si dhe teknikat e operimit në kuzhinë dhe shërbimet në bar dhe restorant. Nëpërmjet kurseve të trajnimit synohet aftësimi profesional I punonjësve të kuzhinës dhe bar-restoranteve. Hartimi i menusë, cilësia e përgatitjes së ushqimit si dhe mënyra e servirjes tek klienti si dhe siguria ushqimore janë elementët kyç për një shërbim cilësor. Rritja e numrit të turistëve si dhe e cilësisë që kërkohet nga ana e tyre ka rritur dhe nevojën e përgatitjes së profesionistëve në shërbimet e kuzhinës dhe shërbimeve në bar dhe restorante.
PYETJET E SHPESHTA (FAQ)
Jeni në kërkim të një pune?
Akademia ju ofron kontakte, këshilla dhe ndërmjetësime për të fituar një vend pune në një biznes/kompani për të cilin jeni trajnuar dhe kualifikuar.
Akoma nuk jeni të vendosur mbi karrierën tuaj dhe po e planifikoni atë?
Akademia ju ofron informacionet e nevojshme për te zhvilluar karrierën tuaj, duke ju prezantuar me njësitë e punësimit në sektorin e turizmit dhe industritë ndërlidhur me to.
Po planifikoni nisjen e një biznesi në industrinë e turizmit?
Akademia ofron konsulenca dhe këshillime nga profesionistët për ngritjen e start up-eve dhe bizneseve tuaja.