Sipërmarrje & Lidership Strategjik

Një lidership strategjik për biznesin tuaj është rruga drejt suksesit dhe oportuniteve të reja. Nëpërmjet këtij kursi, ju do të mësoni bazat e drejtimit efektiv të njerëzve, ekipeve dhe organizatave dhe do të zhvilloni mjete për të analizuar situatat e biznesit. Përveç ndërtimit të një kuadri konceptual për udhëheqjen, pjesmarrësit do të zhvillojnë dhe praktikojnë strategji për ndikim të menjëhershëm. Kursi mbulon bazat strategjike, të burimeve njerëzore dhe organizative për krijimin dhe zhvilimin e vlerës për avantazh të qëndrueshëm konkurrues si brenda një biznesi të vetëm ashtu edhe në një portofol biznesesh.

ZGJIDHNI KURSIN TUAJ

Një lidership strategjik për biznesin tuaj është rruga drejt suksesit dhe oportuniteve të reja. Nëpërmjet këtij kursi, ju do të mësoni bazat e drejtimit efektiv të njerëzve, ekipeve dhe organizatave dhe do të zhvilloni mjete për të analizuar situatat e biznesit. Përveç ndërtimit të një kuadri konceptual për udhëheqjen, pjesmarrësit do të zhvillojnë dhe praktikojnë strategji për ndikim të menjëhershëm. Kursi mbulon bazat strategjike, të burimeve njerëzore dhe organizative për krijimin dhe zhvilimin e vlerës për avantazh të qëndrueshëm konkurrues si brenda një biznesi të vetëm ashtu edhe në një portofol biznesesh.

Drejtimi Strategjik jep në mënyrë të qartë kuptimin dhe rëndësinë e menaxhimit strategjik në jetën e një organizate. Menaxhimi strategjik është procesi i specifikimit të vizionit dhe objektivave të biznesit, dhe zhvillimi i politikave, planeve dhe proceseve, për arritjen e objektivave të njësisë.

Trajnimi për menaxhimin strategjik përgatit kompanitë/njësitë për rritjen dhe zgjerimin në të ardhmen, lejon marrëdhënie afatgjata duke përcaktuar synimet dhe qëllimet e kompanisë. Zhvillimi i një strategjie është një nga funksionet themelore të drejtimit. Një strategji e hartuar mirë ndikon në mirëqënien e kompanisë, rritjen dhe zgjerimin e saj.

Zhvillimi i një strategjie biznesi e ndihmon atë për tu pozicionuar në segmente të caktuara tregu. Por për të mbijetuar afatgjatë në treg si dhe për të siguruar pjesë të reja tregu, një biznesi do ti duhet të zhvillojë strategji të ndryshme rritje. Në këtë modul do të trajtohen strategjitë e rritjes së biznesit në varësi të aktivitetit të tij, cilat element do të duhet të vlerësohen dhe analizat që duhet të kryhen për të zhvilluar strategji rritje të biznesit

Projektet në ditët e sotme përbëjnë një instrument të rëndësishëm zhvillimor të përdorur masivisht si nga sektori publik edhe nga organizatat private. Gjithashtu për të siguruar fonde dhe mbështetje financiare nga donatorë dhe financues të ndryshëm do të duhet të duhet patjetër shkrimi dhe menaxhimi i projektit. Për këtë qëllim ky modul i nevojitet të gjithë individëve të cilët duan të zhvillojnë aftësitë e tyre në shkrimin dhe menaxhimin e projekteve. Në këtë modul do të trajtohen llojet e menaxhimit të projekteve, qasjeve të tij, proceseve dhe karakteristikave.

Ky modul fokusohet në karakteristikat kryesore të një biznesi të vogël, i cili përbën dhe dhe pjesën më të madhe të bizneseve në shqipëri. Përveç karakteristikave, moduli synon që të pajis pjesmarrësit me informacion të plotë, rreth regjistrimit të një biznesi të tillë, përgjegjësitë tatimore, pra kuadrin ligjor mbi të cilin ky biznes kryen veprimtarinë e tij, detyrimet pas regjistrimit, kalimi në status pasiv si dhe procedurat e mbylljes së aktivitetit.

Trajnimi është i përshtatur dhe bazohet në trajtimin profesional të të gjitha problematikave më të shpeshta që hasin drejtuesit në procesin e drejtimit dhe menaxhimit të institucionit arsimor. Trajnimi do të ofrojë zgjidhjet dhe modelet më të qëndrueshme orientuese për pjesëmarrësit për të përmirësuar cilësinë dhe rezultatet e punës së tyre. Në përfundim të programit pajiseni me 1 certifikatë formimi profesional me vlefshmëri të përhershme miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive si Kurs Formimi Profesional.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushton një kurs?

Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-100.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.

A njihen dhe janë të akredituara kurset dhe trajnimet tuaja?

PO..çdo program është i licensuar dhe akredituar dhe njihet si brenda ashtu edhe jashtë vendit  si në institucionet publike ashtu edhe në ato private.

A merr certifikatë në fund të kursit/trajnimit?

PO, pas përfundimit të kursit/trajnimit dhe përmbushjes së të gjithë detyrimeve përkatëse të prezencës, testimeve dhe rezultatit final, pajisesh me certifikatë. Nëse zhvilloni trajnim 1-2 ditor merrni Certifikatë Pjesëmarrjeje dhe nëse zhvilloni trajnim 3 ditor deri 4 mujor pajiseni me Certifikatë Vlerësimi.

A realizohet me këste pagesa e trajnimit/kursit?

PO..realizohet me 2-3 këste përgjatë kohështrirjes. 30% para fillimit të tij; 50% përgjatë zhvillimit dhe 20% në përfundim të tij

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj