Pre-Inkubimi

Në fazën e Pre-Inkubimit, udhëtimi i sipërmarrësit fillon nga ideja dhe shkon deri në komercializimin dhe testimin e produktit apo shërbimit. Në këtë grup trajnimesh sipërmarrësit e rinj do të njihen me konceptet thelbësore sesi të zhvillojnë një ide dhe ta kthejnë atë në biznes duke planifikuar dhe testuar produktin dhe shërbimin.

ZGJIDHNI KURSIN TUAJ

Ky kurs ka të bëjë me zhvillimin e shumë ideve të reja të biznesit, të kuptuarit se çfarë e bën një ide të mirë apo jo, si të përmirësohet në të gjitha drejtimet një ide, t’i paraplanifikosh ato si biznese dhe t’i testosh ato, dhe më pas të vendosësh nëse dëshiron ta ndjekësh atë.

Kursi trajton shumë raste konkrete dhe strategji zhvillimi të ideve të cilat ndihmojnë një sipërmarrës tëri të kuptojë nëse ideja që ka ia vlen të ndiqet, duhet të përmirësohet për të qenë e sukseshme apo duhet të zhvillohet një ide tjetër. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Nga Ide në Startup – Njohja e audiencën së synuar dhe identifikimi i problemit.
  • Përshtatja e idesë tuaj me nevojat e tregut.
  • Aftësitë sipërmarrëse që garantojnë suksesin e startup-it tuaj.

Ky kurs është krijuar për këdo që dëshiron të kuptojë praktikat më të mira të inovacionit dhe aftësitë sipërmarrëse (intrapreneur) brenda korporatës që nevojiten për të udhëhequr projekte, ekipe dhe strategji inovacioni. Gjatë këtij kursi ju do të përdorni mjetin e inovacionit të “Business Model Canvas” për t’iu qasur një sfide ose mundësie personale biznesi. Do të mësoni të identifikoni dhe komunikoni nëntë elementët kryesorë të një modeli biznesi: Segmentet e klientit, propozimi i vlerës, kanalet, marrëdhëniet me klientët, burimet kryesore, aktivitetet kryesore, partnerët kryesorë, rrjedhat e të ardhurave dhe strukturën e kostos. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Cilët janë elementet e një Modeli Canvas.
  • Kanalet e komunikimit dhe marrëdhëniet me klientët.
  • Propozimi i vlerës.
  • Rrjedhat e të ardhurave dhe burimet kryesore.
  • Si të ndërtohet në Model Canvas për biznesin.

Zhvillimi i një biznesi të ri është një proces i vazhdueshëm dhe i pafund. Pavarësisht se sa të mirë jeni ju dhe produktet tuaja, në biznes, thjesht nuk mund të “flini mbi dafina” dhe ti lini çdo gjë rastësisë së zhvillimit. Ajo se çfarë është shumë e nevojshme për të promovuar dhe zhvilluar një biznes të sukseshëm është mënyra sesi ne flasim dhe prezantojmë biznesin dhe produktet dhe shërbimet që shesim. Kur u shisni klientëve, keni një kohë shumë të vogël për të lënë një përshtypje të parë të mirë, në mënyrë që ata të ndihen të sigurt në atë që do të shisni. Ju duhet të tregoni autoritet dhe një ndjenjë të të qenit lider, pavarësisht sa të vështira janë rrethanat. Për këtë arsye do të duhet të zhvilloni aftësi shumë të mira në Pitching, në mënyrë të tillë që të arrini të prezantoni ashtu siç duhet biznesin tuaj.

Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Çfarë mendojnë investitorët dhe si ti tërhiqni ata?
  • Si të bëni një prezantim të paharrueshëm?
  • Ndërtimi i Blueprint-it të Startup- it tuaj.

Ky trajnim zhvillohet për të pajisur të gjithë pjesmarrësit me njohuri rreth asaj se çfarë është sipërmarrja dhe cilat janë karakteristikat dhe aftësitë që duhet të ketë një sipërmarrës, duke filluar nga kompetencat për arritje, ato për planifikim e për të kaluar në kompetencat për pushtet që duhet të ketë një sipërmarrës. Trajnimi fokusohet gjithashtu edhe në trajtimin e procesit të gjenerimit të ideve dhe sesi këto ide ti kthejmë në biznes, për çfarë na duhet biznesi dhe cilat janë barrierat me të cilat përballet një startup në momentin e pozicionimit në treg. Dhe në fund të trajnimit pjesmarrësit do të njihen me procesin e krijimit të një startup, pra si të nisim një startup dhe çfarë është e nevojshme për tu konsideruar në këtë fazë. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Çfarë është një sipërmarrës.
  • Cilat janë aftësitë sipërmarrëse.
  • Pse janë të nevojshme këto aftësi.
  • Si të zhvillojmë një biznes të ri.
  • Cilat janë barrierat e futjes në treg.

Ky trajnim synon të ofrojë një informacion të plotë lidhur me atë se çfarë është një plan biznesi dhe pse është i nevojshëm ndërtimi i planit të biznesit. Gjatë këtij trajnimi pjesmarrësit do të marrin një njohuri të plotë rreth asaj se çfarë përfaqëson një plan biznesi për sipërmarrjen dhe më pas për të gjithë aktorët e tjerë rreth kësaj sipërmarrje, rëndësia që ka ky plan për të vlerësuar nëse ideja ka vlerë ekonomike në treg apo jo. Për të vijuar më tej me të gjitha sesionet përkatëse të një plani biznesi, si hartimi i misioni, vizionit, strategjive të biznesit, strategjisë marketing, planifikimi financiar etj. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Çfarë është një plan biznesi.
  • Cilat janë elementët e një pani biznesi.
  • Planifikimi i aktiviteteve, burimeve dhe partnerëve.
  • Analiza e industrisë dhe prezantimi i avantazhit konkurrues.
  • Planifikimi i kostove dhe të ardhurave.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushton një kurs?

Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-100.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.

A njihen dhe janë të akredituara kurset dhe trajnimet tuaja?

PO..çdo program është i licensuar dhe akredituar dhe njihet si brenda ashtu edhe jashtë vendit  si në institucionet publike ashtu edhe në ato private.

A merr certifikatë në fund të kursit/trajnimit?

PO, pas përfundimit të kursit/trajnimit dhe përmbushjes së të gjithë detyrimeve përkatëse të prezencës, testimeve dhe rezultatit final, pajisesh me certifikatë. Nëse zhvilloni trajnim 1-2 ditor merrni Certifikatë Pjesëmarrjeje dhe nëse zhvilloni trajnim 3 ditor deri 4 mujor pajiseni me Certifikatë Vlerësimi.

A realizohet me këste pagesa e trajnimit/kursit?

PO..realizohet me 2-3 këste përgjatë kohështrirjes. 30% para fillimit të tij; 50% përgjatë zhvillimit dhe 20% në përfundim të tij

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj