Menaxhim Operacionesh & Prodhim

Menaxhimi i Operacioneve rrit vlerën e biznesit gjatë procesit të transformimit të burimeve. Menaxhimi operacional lidhet me realizimin e operacioneve të biznesit, në mënyrë sa më efiçente. Në këtë trajnim do të njiheni me të gjithë terminologjinë e operacioneve, shpërndarjes dhe logjistikës, si dhe zbatimin e tyre në praktike. Nëpërmjet këtij trajnimi ju do të krijoni një ide të qartë rreth metodave dhe mekanizmave bashkëkohorë që rrisin efiçensën e operacioneve në organizatë, lehtësojnë proceset logjistike dhe mundësojnë shpërndarjen. Do të arrini me anë të rasteve praktike të menaxhoni rrjedhën e informacionit, financave dhe mallrave, gjetjen e mënyrës më racionale për të lëvizur një produkt në një zinxhir, lidhja fillestare e së cilës është prodhuesi dhe lidhja përfundimtare marrësi ose konsumatori.

ZGJIDHNI KURSIN TUAJ

Puna e një kompanie nuk përfundon me prodhimin (apo importimin) e një produkti. Një ndër fazat më të rëndësishme që e pason këtë proces është shpërndarja. Kanalet e shpërndarjes kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përvojën e konsumatorëve, të cilat ndihmojnë në rritjen e vetëdijes së konsumatorëve mbi bizneset për produktet dhe shërbimet që ofrojnë ato. Prandaj ky trajnim ka një rëndësi të madhe për informimin e mëtejshëm të vlerës së shtuar përmes shpërndarjes. Qëllimi kryesor është fokusi te impakti pozitiv tek klientët nëpërmjet zgjedhjes së kanaleve të duhura të shpërndarjes.  Mes prodhuesit dhe konsumatorit ka shumë ndërmjetës siç janë shitësit me shumicë dhe pakicë, të cilët blejnë mallra dhe i rishesin. Rrjet shpërndarje quajmë bashkësinë e ndërmjetësve që marrin në ngarkim veprimet e shperndarjes, dmth veprimtaritë që bëjnë të kalojë një produkt nga prodhuesi deri te konsumatori. Këta ndërmjetës kanë impakt pozitiv në realizimin e vlerës së biznesit, nëpërmjet lidhjes së prodhuesit me konsumatorin. Një nga objektivat e trajnimit është edhe analiza e konceptit të ndërmjetësve si një pike kyçe në shtimin e vlerës së biznesit.

Kohë më parë, për të pushtuar botën, do të duhej të krijonit një ushtri të fuqishme me mijëra ushtarë të gatshëm të jepnin jetën për ju. Në ditët e sotme, duhet vetëm një kompjuter i lidhur në internet, një ide e mirë, disa aftësi dhe mijëra dëshira për ta realizuar atë. Synimi dhe aksesimi i tregjeve të reja kërkon një analizë të mirëfilltë të tregjeve që synohen të arrihen nga biznesi. Në bazë të identifikimit dhe analizës së tregjeve të reja, duhet të synohet dhe përshtatja e strategjisë së duhur për tu ndjekur nga biznesi. Ky modul, do të fokusohet në angazhimin e menaxherëve për arritjen e objektivave të biznesit, përmirësimin e koordinimit të aktiviteteve dhe alokimin më efikas të burimeve të kompanisë së re.

Vlerësimi i pronës është një përllogaritje e vlerës së pronës sipas të dhënave të caktuara, e përcaktuar nga një vlerësues profesionist i kualifikuar apo nga një vlerësues pronash. Vlerësuesit japin një kontribut shumë të rëndësishëm në vendimmarrjen e bankës për miratimin ose jo të kredisë. Asnjë kredi hipotekare nuk jepet nëse nuk disponohet informacioni mbi vlerën e objektit që do të shërbejë si garanci për kredinë. Ka mungesë informacioni në treg në lidhje me me menaxhimin dhe vlerësimin e saktë të pronës. Prandaj edhe ky trajnim na shërben për informimin e mëtejshëm dhe marrjen e aftësive të duhura për menaxhimin e pronës. 

Logjistika luan një rol të madh në shumë sektorë dhe menaxhon rrjedhën e burimeve nga pika e origjinës deri në destinacionin përfundimtar. Qëllimi kryesor i logjistikës së biznesit është krijimi dhe sigurimi i funksionimit efikas të rrjedhës së integruar të materialeve dhe informacioneve. Logjistika dhe menaxhimi i suksesshëm i saj kërkon integrim ndër-funksional të proceseve themelore biznesore. Nëpërmjet këtij trajnimi do të krijohet një ide e qartë rreth konceptit të logjistikës dhe gjitha hallkat e saj përbërëse. Manaxheri i Logjistikës është përgjegjës për planifikimin dhe manaxhimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, furnizimit, magazinimit, shërbimin/kujdesit ndaj klientit, si dhe plotësimit të nevojave operative të njësisë. Një ndër objektivat e këtij trajnimi konsiston në zgjerimin e aftësive profesionale të manaxherit të logjistikës.

Siguria dhe shëndeti në punë është një komponent i rëndësishëm i mbrojtjes sociale të punëmarrësve, e cila gezon një mbrojtje nga aktet kombëtare dhe ndërkombëtare. E drejta për mbrojtje sociale është një e drejtë “pozitive”. Krahas njohjes dhe parashikimit të saj në aktet ligjore, shteti ka detyrimin të marrë të gjithë masat jo vetëm për ta njohur, por edhe për ta garantuar atë. Kuadri ligjor vendas, në parim ka parashikuar një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore që garantojnë dhe mbrojnë shëndetin dhe jetën e punëmarrësve në punë. Ky modul synon që të pajis pjesmarrësit me njohuritë e nevojshme rreth të gjitha këtyre praktikave lidhur me shëndetin dhe sigurinë në punë.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

Sa kushton një kurs?

Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-100.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.

A njihen dhe janë të akredituara kurset dhe trajnimet tuaja?

PO..çdo program është i licensuar dhe akredituar dhe njihet si brenda ashtu edhe jashtë vendit  si në institucionet publike ashtu edhe në ato private.

A merr certifikatë në fund të kursit/trajnimit?

PO, pas përfundimit të kursit/trajnimit dhe përmbushjes së të gjithë detyrimeve përkatëse të prezencës, testimeve dhe rezultatit final, pajisesh me certifikatë. Nëse zhvilloni trajnim 1-2 ditor merrni Certifikatë Pjesëmarrjeje dhe nëse zhvilloni trajnim 3 ditor deri 4 mujor pajiseni me Certifikatë Vlerësimi.

A realizohet me këste pagesa e trajnimit/kursit?

PO..realizohet me 2-3 këste përgjatë kohështrirjes. 30% para fillimit të tij; 50% përgjatë zhvillimit dhe 20% në përfundim të tij

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj