Financë & Kontabilitet
Menaxhimi i informacionit financiar kontribuon në marrjen e vendimeve efektive të biznesit. Një nga drejtimiet më të rëndësishme të Akademisë së Biznesit & Startup-eve është Financë, Kontabilitet dhe Auditimi. Rëndësia e këtij drejtimi qëndron në faktin që njohuritë e marra nga trajnimi janë frytëdhënëse për binesit dhe kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe stabilitetin financiar të kompanisë. Pas çdo kompanie të suksesshme qëndron një financier/kontabilist/manaxher financiar i aftë dhe i përgatitur. Thelbi i këtij drejtimi është aftësimi i mëtejshëm profesional për një sukses financiar të qëndrueshëm të njësisë ekonomike
PYETJET E SHPESHTA (FAQ)
Sa kushton një kurs?
Çmimet e kurseve janë në varësi të llojit të tyre. Kurset 1 ditore kushtojnë nga 2000-5000 lekë. Kurset e Formimit Profesional nga 10.000-20.000 lekë. Kurset afatmesme të formimit profesional 3-4 muaj kushtojnë nga 20.000-100.000 lekë. Pagesa e kurseve të formimit profesional realizohet edhe me 2-3 pjesë përgjatë kohështrirjes së tyre.
A njihen dhe janë të akredituara kurset dhe trajnimet tuaja?
PO..çdo program është i licensuar dhe akredituar dhe njihet si brenda ashtu edhe jashtë vendit si në institucionet publike ashtu edhe në ato private.
A merr certifikatë në fund të kursit/trajnimit?
PO, pas përfundimit të kursit/trajnimit dhe përmbushjes së të gjithë detyrimeve përkatëse të prezencës, testimeve dhe rezultatit final, pajisesh me certifikatë. Nëse zhvilloni trajnim 1-2 ditor merrni Certifikatë Pjesëmarrjeje dhe nëse zhvilloni trajnim 3 ditor deri 4 mujor pajiseni me Certifikatë Vlerësimi.
A realizohet me këste pagesa e trajnimit/kursit?
PO..realizohet me 2-3 këste përgjatë kohështrirjes. 30% para fillimit të tij; 50% përgjatë zhvillimit dhe 20% në përfundim të tij