
Shërbime komunitare
Punonjësit në shërbime komunitare përpiqen të ndihmojnë njerëzit të zgjidhin problemet e tyre, duke punuar me agjencitë dhe organizatat në mënyrë që njerëzit të cilët kanë probleme të shkojnë tek burimet për zgjidhjen e tyre. Njësia e trajnimeve në Shërbime Komunitare ka synim pikërisht trajnimin e punonjësve në këto lloj shërbimesh për t’i ndihmuar njerëzit të zgjidhin problemet e tyre në mënyra sa më efektive, në aspektet e studimit të kujdesshëm dhe kuptimit të problemeve, zhvillimit të planeve specifike të ndërhyrjes, realizimit të tyre dhe ndjekjes deri në fund të problemit.
ZGJIDHNI KURSIN TUAJ
Së shpejti…
Së shpejti…
PYETJET E SHPESHTA (FAQ)
Si mund të rregjistrohem?
Mjafton të plotësoni formën e aplikimit dhe të plotësoni me kujdes të dhënat tuaja. Personi përgjegjës për akademinë do ju kontakojë dhe do ju japë më tej gjithë informacionin e nevojshëm.
Çfarë kualifikimi duhet të kem për të ndjekur trajnimet e Akademisë së Shërbimeve Komunitare?
Trajnimet e akademisë janë të hapura për çdo profesionist edukimi, kujdesi apo shërbimesh sociale apo për studentë të këtyre drejtimeve të dëshiruar për të rritur njohuritë e tyre teorike dhe praktike.
Cilët janë trajnerët e akademisë?
Trajnerët tanë janë ekspertët më të mirë në vend në fushat që mbulon akademia. Ata kanë eksperiencën dhe ekspertizën e duhur për t’ju përshtatur nivelit të njohurive dhe nevojave të të mësuarit të cdo pjesëmarrësi.