Mjekësia dhe Kujdesi Shëndetësor

Njësia Mjekësi dhe Përkujdesje Shëndetësore do të përfshijë trajnime në drejtim të zhvillimit të Formimit të Përgjithshëm dhe Zhvillimit Profesional nga trajnues të specialiteteve të ndryshme mjekësore në dhënien e kujdesit shëndetësor në pacientë kronikë si diabetikë, pacientë me sëmundje kronike kardiovaskulare, në pacientë me sëmundje infektive, në pacientë me sëmundje kronike progresive neurologjike e psikiatrike, si dhe në stomatologji. Edukimi i vazhduar në stomatologji është kthyer në një domosdoshmëri profesionale. Arsimi pasuniversitar është një mjet i rëndësishëm për ruajtjen e njohurive dhe aftësive profesionale të fituara gjatë periudhës universitare dhe përditësimin e njohurive të mjekëve mbi zhvillimet e fundit shkencore, metodat, pajisjet dhe teknikat e reja te trajtimit. Qëllimi i këtyre trajnimeve fokusohet në mbështetja e formimit dhe zhvillimin profesional pasuniversitar të të gjithë profesionistëve të shëndetit oral dhe dentar.

PYETJET E SHPESHTA (FAQ)

A njihen me kredite këto kurse?

Po nga Urdhëri i Psikologut, dhe QKEV.

Kush mundet të marrë pjesë?

Profesionistët e shëndetit fizik dhe mendor, praktikantë, studentë dhe cdokush interesuar në temat specifike.

Sa është kosto e trajnimit?

Kostot vendosen sipas kohëzgjatjes dhe specifikave të tjera të kursit.

Keni pyetje?

Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me pyetjen tuaj